RTSH Sport Live

Keni humbur golat…? Pa problem, e kthen me “RTSH Tani”

  • 14/11/2020
  • |
  • Të tjera
Keni humbur golat…? Pa problem, e kthen me “RTSH Tani”

“Nuk i pashë golat”, - kjo është një shprehje e zakonshme sidomos e të apasionuarve pas futbollit, të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë arritur ti përcjellin LIVE, golat dhe momentet më të mira të ndeshjeve të ekipeve të tyre të preferuar. Tashmë, kjo epokë ka marë fund…  Shërbimi më i ri që ofrohet nëpërmjet aplikacionit RTSH Tani i vjen në ndihmë sidomos tifozëve të sportit, duke i kthyer programin që kanë humbur nëpërmjet “catch up”-it. Hapat për të kthyer një program janë të thjeshta: Hap aplikacionin “RTSH Tani”, shko nëpërmjet listës së programeve “EPG”, tek ndeshja që nuk ke arritur dot ta ndjekësh LIVE, “klikoje” dhe jo vetëm mund të shikosh 90 minuta edhe një herë ndeshjen e Brazilit psh që është luajtur në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë, por mund të shkosh nëpërmjet minutave dhe të gjesh momentin që është shënuar goli. Ky shërbim që është afruar me kohë në kanalin RTSH 1 HD, tashmë është gati edhe për shumë kanale të tjera, dhe patjetër për RTSH Sport HD. Prandaj, edhe ata që kanë humbur ndeshjen emocionuese mes Kosovës U21 dhe Shqipërisë U 21, mund t’i kthehen dhe ta shikojnë ditën e sotme. Ju kujtojmë që aplikacioni RTSH Tani shkarkohet kollaj dhe falas në telefonat dhe pajisjet “smart”. Tashmë golat nuk do ti humbisni kurrë…