RTSH Sport Live

Këshilli Bashkiak, shpërblime për kampionët

  • 15/06/2022
  • |
  • Të tjera
Këshilli Bashkiak, shpërblime për kampionët
Evangjelia Veli, Luiza Gega, Briken Calja e të tjerë krenaria e klubit Tirana

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, kjo me referencën e Kryetarit të Bashkisë, Erjon Veliaj, ka miratuar shpërblimet financiare për sportistët të cilët përfaqësojnë klubin bardheblu. Nuk bëhet fjalë për vetëm për Kampion Europe si Evangjelia Veli, apo dhe Kampion Bote si Briken Calja, por dhe për kampion kombëtar. Ndaj përpara se të merrte miratimin e këshilltarëve bashkiak të Tiranës, Veliaj ka thënë:

“Në mbledhjes e sotme të Këshillit Bashkiak miratojmë një fond prej 51 milionë lekësh që shkon për shpërblimet e sportistëve tanë elitarë. Unë besoj duhet të kalojë koha kur sportistët prisnin 10 vjet për të marrë fondet. Nëse këndojmë dhe krenohemi dhe sportistët tanë ngrenë flamurin, duhet të përgjigjemi dhe për premtimet që kemi bërë. Ndaj sot, miratojmë shpërblimin për dy kampionate dhe dy rekorde të fituara nga sportistja Luiza Gega dhe trajneri i saj. Gjithashtu shpërblehen edhe disa atlete shumë të talentuara. Për peshëngritjen kemi një super vit pas rezultateve në kampionatin botëror në Uzbekistan dhe në Kampionatin Europian. Është patjetër Evangjeli Veli ajo që në 5 kampionate ka qenë historia jonë e suksesit. Kemi një shpërblim për Brikenin që doli kampion bote në Kampionatin Botëror. Po kështu, pjesë e këtij vendimi janë disa talente të tjera dhe trajnerët respektivë”, tha Veliaj.

Janë shpërblime që rrjedhin nga Vendimi i Këshillit të Ministrave bazuar në Ligjin për Sportin, kjo për vendet e para në garat individuale dhe ekipore dhe për thyerjen e rekordeve kombëtare. Ndaj klubi shumësportësh Tirana vijon të ketë sukses në të gjitha aspektet kombëtare e ndërkombëtare.