RTSH Sport Live

Kesi qetëson tifozët e Milanit

  • 26/07/2021
  • |
  • Itali
Kesi qetëson tifozët e Milanit
‘”Sapo të kthehem nga Tokyo do të zgjidh çështjen e rinovimit me klubin kuqezi’’

Një çështje shumë e diskutuar mbetet rinovimi i Kessi tek ekipi i Milanit. Paolo Maldini nuk po arrin të gjejë gjuhën e përbashkët me menaxherin e Frank Kessie, për rinovimin e kontratës së këtij të fundit.

Tashmë vetë  futbollisti nga Bregu i Fildishtë ka qetësuar tifozët kuqezinj me një intervistë të dhënë nga Tokio, ku po kontribuon për përfaqësuesen e vendit të tij në Lojërat Olimpike.

Mesfushori deklaroi se është shumë i lumtur që ka zgjedhur Milanin dhe se dëshiron të qëndrojë përgjithmonë aty, dhe per kete arsye  sapo të rikthehet në Itali, do të zgjidhë edhe çështjen  e rinovimit të kontratës me klubin kuqezi.

“Jam krenar që kam zgjedhur Milanin dhe nuk dëshiroj të largohem, madje kur të kthehem në qytet, do të sistemoj gjithçka sa i përket rinovimit, pasi dua të qëndroj. Do të më pëlqente të isha “Presidenti” përjetë, të paktën në futboll. Më pëlqen kori që më dedikojnë tifozët kuqezi dhe Maldini i di të gjitha këto”, deklaroi Kessie.

Maldini i ka ofruar një kontratë prej 5.5 milionë eurosh në sezon, që shkon deri në 6 bashkë me bonuset, ndërsa menaxheri i Kessie kërkoi një pagë prej 7 milionë eurosh neto për klientin e tij, ose thënë ndryshe, të njëjtën shifër që përfiton Zlatan Ibrahimoviç.