RTSH Sport Live

Klop përshëndet Mane: Do më mungosh

  • 23/06/2022
  • |
  • Futboll Bota
Klop përshëndet Mane: Do më mungosh
Pas shtatë vitesh me Liverpool, Sadio Mane është larguar në drejtim të Bayern

Sadio Mané u bë lojtar i Bayern pas shtatë vitesh me Liverpool dhe ish-menaxheri i tij tani, Jurgen Klopp, donte ta përshëndeste me një letër në faqen zyrtare të Reds: "Një nga lojtarët më të mëdhenj të Liverpool-it ndonjëherë po largohet dhe ne duhet të kuptojmë se sa e rëndësishme është kjo - ka shkruar menaxheri gjerman - Ai largohet me mirënjohjen dhe dashurinë tonë. Largohet me statusin e tij në mesin e të mëdhenjve të garantuar”.

“Dhe, po, ai po largohet në një kohë kur është një nga lojtarët më të mirë të futbollit botëror. Por ne nuk duhet të ndalemi në atë që po humbasim tani, por të festojmë atë që kemi pasur privilegjr të kemi. Golat që ka shënuar, trofetë që ka fituar, një legjendë, me siguri, por edhe një ikonë e Liverpool-it modern. Do të më mungosh".