Jurgen Klopp kurorëzon Napolin: "Nëse ata vazhdojnë të luajnë kështu, kanë mundësinë të arrijnë në finalen e Champions League. Më pëlqen shumë ajo që po bëjnë, janë ekipi më në formë në Europë". Liverpool-it do t'i duhet t'i mundë italianët me katër ose më shumë gola për të përfunduar i pari në Grupin A: "Ne do të fillojmë të përpiqemi për të fituar, pastaj përfundimisht do të mendojmë për golat. Pas humbjes së ndeshjes së parë, ne jemi të motivuar dhe kur një ekip ka një seri kaq të gjatë fitoresh, kurrë nuk e dini se si do të jetë performanca e radhës”.
Të kuqtë nuk po kalojnë një moment të mirë të formës: “Goli i pësuar në minutën e 89-të ndaj Leeds-it më mban zgjuar, e mendoj edhe kur shkoj në tualet… Nuk mund të mendojmë të zgjidhim të gjitha probleme në një lojë të vetme, por luaj një nga një dhe shpresoj që të rikthehen të gjithë lojtarët të shëndetshëm pas Kupës së Botës. Për mendimin tim është e padrejtë të vlerësosh mua dhe lojtarët tani, ne do të shohim një bilanc përfundimtar në fund të sezon. Tani duhet të vazhdojmë të luftojmë”.
Klopp rikthehet te Napoli: "Unë e respektoj atë që po bën dhe Spalletti na respekton ne. Nuk mendoj se kanë kopjuar stilin tonë, në mbrojtje luajnë një futboll ndryshe dhe kanë energji dhe intensitet. Një ekip që na pëlqen ta shikojmë”.