“Mirënjohje” për Alban Beqirin, Denis Nurjen dhe Ariol Zeneli. Këto ishin certifikatat që Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka dorëzuar të martën paradite për medalistët e dorezave shqiptare. Bëhet fjalë për të tretin në Botë, Alban Beqirin, Kampionin e Ballkanit, Denis Nurja dhe të tretin në Europë për moshat 18-vjeçare, Ariol Zeneli. E i pari i olimpizmit shqiptar, Fidel Ylli, është më shumë se sa krenar për këto arritje të boksit në vend
“Boksi shqiptar është sport i traditës në Shqipëri dhe nuk është rastësi që këta djemë marrin medalje. Këto janë sporte luftarake, sporte që ne na bëjnë krenarë. Që të dalësh I treti në botë është një eveniment I jashtëzakonshëm. Me pak kushte që kanë patur, kanë arritur të marrin rezultate”.
A mund të garantojnë Beqiri, Nurja dhe Zeneli një kualifikim me normë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”? Ylli e ka një përgjigje: “Unë jam mbi 100% I bindur se boksi, me këto rezultate që ka, do përfaqësojë jo me ftesa, por me normat e tyre. Kam bindjen se dy-tre sportista do të kapin normën olimpike”.
Ndërkohë pjesë e takimit ishte dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit, Florend Kalivopulli, i cili ka treguar për RTSH Sport se sa i prisnin këto rezultate.
“Derisa djemtë punojnë, ne presim çdo gjë, por duke qënë në një periudhë të gjatë pandemie, pa aktivitete, pa kampionate, me një stërvitje disi të cunguar, na erdhën sit ë papritura këto rezultate”.
Po ku po shkon boksi shqiptar me të gjithë këto arritje?
“Me pak ndërhyrje nga shteti, mund të realizohen shumë më shumë gjëra se sa priten. Këta sportistë nuk kanë nevojë për gjëra të mëdha, kanë nevojë për stërvitje shkencore, për stërvitje të mira, për grumbullime të ndryshme, ashtu siç vepron bota”.
Ariol Zeneli dhe trajneri i tij, Gëzim Zeneli, kanë rrëfyer atë se çfarë bënë në Kampionatin Europian të moshave në Budva të Malit të Zi.
“Ishte një rivalitet shumë i madh ku mernin pjesë kampiona Bote dhe Europe në atë kampionat. Unë arrita të merja medaljen e vendit të tretë me anë të stërvitjes së madhe që kemi bërë, dy deri në tre séance në ditë”, ka theksuar Ariol Zeneli.
Ndërsa trajneri i tij, Gëzim Zeneli ka deklaruar: “Arioli ka bërë një paraqitje të mirë, ran ë sy të të gjithë specialistëve të pranishëm aty”.
Dhe rezultatet e Nurjes dhe Beqirit kanë bërë të lumtur dhe trajnerin e Tiranës, Sead Bushatin
“Denis Nurja ëhstë kampion I Ballkanit në fuqi, fitoi tri ndeshje spektakolare. I vetmi që arriti ti fitojë të gjitha ndeshjet me nokaut, sepse është një boksier shumë i fortë, boksier i nokautit”
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar është i pari ndër institucionet shtetërore që bën këtë pritje zyrtare, veçanërisht për Alban Beqirin, i treti në Kampionatin Europian të Beogradit.