Kolumbia është surpriza e kampionatit Botëror të moshës deri në 20 vjeç për femra, që ka nisur këtë të mërkurë dhe që po vjen drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Një gol i Munoz në të 87’ i jep trepikëshin amerikano-jugoreve në përballjen me Gjermaninë, që për këtë moshë janë rekordmenet e fitimit të titullit, plot tre herë. Në fakt, ndryshe nga çfarë pritej, Gjermania nuk ka qenë dominuese në lojën e saj. Përkundrazi Linda Kaisedo në pjesën e parë i ka patur tre momente për të kaluar në avantazh Kolumbinë, por është frenuar nga portierja Kasen. Madje të njëjtën gjë ka bërë dhe Xhilardon në përpjekjen e Zikai. Në pjesën golin e paralajmëron Rejes, por dhe Guerra e në fund vjen ndëshkimi nga Munoz. Kurse për Gjermaninë në fund mund të kishte barazuar Vasmer.
Dita e parë e Kampionatit Botëror të moshës deri në 20 vjeç vjen me Zelandë e Re – Meksikë, Spanjë – Brazil dhe Kosta Rika – Australi të gjitha në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.