RTSH Sport Live

Kombëtarja humbet Gjasulën

  • 03/06/2023
  • |
  • Kombëtarja
Kombëtarja humbet Gjasulën
Mesfushori kuqezi ka pësuar një dëmtim, mungon në dy ndeshjet e radhës

Kombëtarja humbet një nga lojtarët më të rëndësishëm të mesfushës. Bëhet fjalë për Klaus Gjasulën e sapongjitur në Bundesliga me fanellën e Darmstad. Sipas FSHF-se, ai nuk do të jetë i gatshëm për Kombëtaren dhe do të mungojë në dy ndeshjet e radhës ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Në komunikatën e publikuar ditën e sotme, FSHF thekson se futbollisti ka pësuar një dëmtim fizik dhe i është nënshtruar analizave mjekësore në ditët e fundit në bashkëpunim edhe me stafin mjekësor të Kombëtares.

Pas daljes së rezultateve dhe konsultave stafi mjekësor ka konkluduar se Gjasula nuk mund të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Shqipërisë dhe lojtari do të nisë ndërkohë fazën e rikuperimit pranë klubit të Darmstad. Stafi teknik i Kombëtares ka komunikuar me mesfushorin dhe i ka uruar atij shërim të shpejtë në mënyrë që ai të rikthehet sa më parë në fushën e lojës.

Një mungesë tjetër e rëndësishme për këto dy përballje do të jetë edhe ajo e Marash Kumbullës ndërsa në sulm Armando Broja vazhdon të punojë për t’u rikuperuar sa më parë dhe sipas të gjitha gjasave ai do të jetë në fushë për ndeshjet e shtatorit.