RTSH Sport Live

Kombëtarja U-19 për femra, në turneun Pirin Women’s Cup

  • 07/06/2021
  • |
  • Kombëtarja
Kombëtarja U-19 për femra, në turneun Pirin Women’s Cup
Përfaqësuesja jonë do të zhvillojë më 8 qershor ndeshjen e parë ndaj Maqedonisë së Veriut ndërsa më 11 qershor do të luajë ndeshjen e dytë kundër Bullgarisë

Kombëtarja shqiptare e femrave për grupmoshën nën 19 vjeç do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Pirin Women’s Cup” në Bullgari nga datat 7 deri në 15 qershor 2021.

Përgjegjësi i Kombëtares U-19, Armir Grima, ka publikuar ditën e sotme listën me 17 futbollistet e grumbulluara, ku pjesa më e madhe janë të datëlindjeve 2004 dhe aktivizohen në kampionatin shqiptar. Në listë është edhe emri i futbollistes Stacey Qosja që luan në Angli, me moshat e ekipit të AFC Wimbledon.

Ekipi ka mbërritur sot në tokën bullgare dhe pasdite do të zhvillojë një seancë stërvitore, me trajnerin Grima që do të ketë mundësinë të shohë ekipin e plotë dhe të testojë vajzat që vetëm pak ditë më parë ishin pjesë e seleksionimeve të zhvilluara në Qendrën Sportive Kamëz.

Përfaqësuesja jonë do të zhvillojë më 8 qershor ndeshjen e parë ndaj Maqedonisë së Veriut ndërsa më 11 qershor do të luajë ndeshjen e dytë kundër Bullgarisë.