RTSH Sport Live

Komiteti Olimpik “kërcënon” SHBA-në

  • 30/07/2021
  • |
  • Tokio 2020
Komiteti Olimpik “kërcënon” SHBA-në
Polemika në Shtetet e Bashkuara për sjelljen e atletit, Michael Andreë. Komiteti Olimpik kërcënon me dënime

Vazhdon të diskutohet dhe të gjenerojë polemika rasti i notarit amerikan Michael Andrew, i deklaruar I pa vaksinuar te ekipi amerikan. Komentatorja Christine Brennan e "Usa Today", Cnn dhe ABC Neës, vuri në dukje në rrjetet sociale se, përveçse "no vax", Andreë nuk mban maskë kur shfaqet për intervista pas garës dhe në shumë raste të tjera: "Andreë, sportisti i profilit më të lartë të Ekipit USA, midis atyre që nuk janë vaksinuar, refuzon të veshë një maskë. Megjithatë, çdo notar tjetër amerikan që kam parë këtë javë ka një të tillë".

Në konferencën e tyre të sotme, IOC dhe komiteti organizues Tokyo 2020 njoftuan se numri i përgjithshëm i rasteve Covid-19 të gjetura në njerëz të lidhur me Lojërat Olimpike ka arritur në 225, me 27 kontaminime të reja. Lidhur me sjelljen e Andrew, përgjigja e Coi ishte se, "ne po bëjmë gjithçka të mundshme për të siguruar që protokollet shëndetësore të ndiqen, dhe ka pasur raste në të cilat na është dashur të lëshojmë ‘paralajmërime të rënda’, deri në pezullimin e disa atletëve".