RTSH Sport Live

Kompanitë e basteve: Hamilton, më pas Verstappen

  • 29/03/2021
  • |
  • Formula 1
Kompanitë e basteve: Hamilton, më pas Verstappen
Lewis kuotohet me koefiçientin 1.6, menjëherë pas tij është Verstappen

Fillimi i Kampionatit Botëror të Formula 1, ka nxitur edhe parashikimet për fituesin e titullit. Favoriti si gjithnjë Leëis Hamilton. Por, kuota, që britaniku të fitojë titullin e tij të tetë botëror, nuk është aq e ulët sa prisnim. Ai kuotohet me koefiçientin, 1.6 dhe kjo sepse këtë vit Red Bull do të jetë në gjendje të duelojë ashpër me mercedesin.

I dyti në garë sipas basteve, është Max Verstappen, i cili kuotohet me 2.4. Holandezi tashmë tregoi sezonin e kaluar se, me një makinë në lartësinë e duhur, ai mund të duelojë mjaft mirë, dhe këtë sezon ai është kërcënimi kryesor për Leëis Hamilton.

Pas tyre, shfaqen Bottas dhe Sergio Pérez me 25. Duket se të dy, nuk kanë shumë mundësi për të fituar titullin. Shoku i skuadrës së Hamiltonit, tashmë ka treguar se nuk e ka atë aftësinë që duhet për të qenë kampion bote dhe Pérez, në parim, do të jetë në hijen e Verstappen te Red Bull.

Shumë pas tyre mbetet Ferrari me pilotët e saj. Ndërsa për të gjetur Fernando Alonso dhe Carlos Sainz duhet të zbresim shumë në listën e favoritëve. Kush fiton Kupën e Botës, kuotohet përkatësisht me 250 dhe 100. Të mos harrojmë se tani Fernando Alonso nuk ka një Ferrari. Eshtë e vërtetë që skuadra italiane nuk po kalon momentin e saj më të mirë, por a priori është më e shpejtë se Alpine e pilotit spanjoll.