RTSH Sport Live

Konfirmohen vazot për Botërorin 2022! Shqipëria në vazon 4

  • 27/11/2020
  • |
  • Kombëtarja
Konfirmohen vazot për Botërorin 2022! Shqipëria në vazon 4
Kosova është në vazon e 5-të dhe nuk është çudi që Shqipëria e Kosova të bëjnë pjesë në një grup kualifikues

FIFA zyrtarizon vazot për kualifikueset e Botërorit 2022. Shorti do të mbahet në Zvicër në 7 dhjetor në orën 18.00 dhe do të transmetohet në RTSH Sport. Rikonfirmohet Belgjika si skuadra më e kuotuar e vazos së parë. Belgët në fakt kanë kohë që mbajnë vendin e parë në rank-listën e FIFA-s dhe do të jenë pjesë e vazos së parë bashkë me Francën, Anglinë, Portugalinë, Spanjën, Italinë, Kroacinë, Danimarkën, Gjermaninë dhe Holandën. Sa i përket Shqipërisë, ajo ka fituar 3 pozicione në renditjen e FIFA-s, duke mbajtur vendin e 66-të. Gjithësesi, vazo për kuqezinjtë ështe konfirmuar ajo e 4-t, ku bëjnë pjesë: Bosnja, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Izraeli, Bjellorusia, Gjeorgjia dhe Luksemburgu. Kujtojmë që Kosova është në vazon e 5-të dhe nuk është çudi që Shqipëria e Kosova të bëjnë pjesë në një grup kualifikues. Kujtojmë që si shorti në datën 7 dhjetor, ashtu edhe ndeshjet që Shqipëria do të luaj për Kualifikueset e Botërorit 2022 do të transmetohen në RTSH.