RTSH Sport Live

Konflikti në Ukrainë kërcënon… stadiumet?

  • 04/08/2022
  • |
  • Futboll Bota
Konflikti në Ukrainë kërcënon… stadiumet?
Kriza e gazit mund të ndikojë në funksionimin e të paktën 9 komplekseve në Gjermani

Ukrainës ka prekur edhe botën e sportit në përgjithësi dhe futbollit në veçanti. Deri më tani, ndikimet janë në aspektin sportiv dhe atë administrativ, por, nëse konflikti vazhdon, pritet që ato të shtrihen edhe në atë ekonomik. Kjo për arsye, se, anembanë Evropës, kostot po rriten, ndërsa energjia elektrike po shtrenjtohet. Edhe gazi është shndërruar në një çështje të prekshme dhe, në të gjithë Gjermaninë ekziston frika se dimri i ardhshëm do të jetë i akullt.

 Dhe kriza energjetike që ka shkaktuar konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës nuk ka kursyer as klubin e Bajernit, duke prekur tempullin e tyre Stadiumin “Allianz Arena”. Nëse aktivizohet plani i urgjencës së gazit, stadiumet e Bundesligës rrezikojnë gjithashtu të mbyllen në dimër. Sipas seksionit sportiv të përditshmes më të madhe gjermane, “Sportbild”, 9 nga 18 komplekset e skuadrave kanë ngrohës fushe me gaz, që mund të nënkuptojë se ndeshjet në vitin 2023 mund të anulohen për shkak të borës dhe akullit nëse rubineti i gazit do të mbyllet.

Kjo është arsyeja pse Bajerni është përfshirë në kauzën e uljes së kostove të energjisë. Zëvendës-Drejtori i Bordit të Bajernit, Jan-Kristian Drezen, pranoi marrjen e masave. Ndriçimi i stadiumit natën do të mbahet ndezur vetëm për 3 orë pas rënies së natës, por edhe kondicionerët do të fiken.