Në tri sfidat e Grupit A, në Kategorinë e Parë, të zhvilluara sot, nuk ka asnjë fitues. Dinamo nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në transfertën me Veleçikun. Korabi ka kaluar i pari në avantazh përballë Partizanin B në transfertë, por më pas janë mbërthyer në një barazim 1-1 që është ruajtur deri në sinjalizimin e fundit. Burreli, pavarësisht se ka dominuar përballë Besëlidhjes në Lezhë, madje ka humbur dhe një 11-metërsh, nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0.
Në Grupin B, Egnatia nuk është kursyer aspak ndaj Flamurtarit, duke marrë një fitore 3-0. Fitore dhe për Lushnjën, që ka triumfuar minimalisht në transfertën me Elbasanin, 1-0. Fitore dhe për Besën që ka mundur Turbinën me rezultatin 2-0.
KATEGORIA E PARË
Rezultatet:
Grupi A
PARTIZANI B-KORABI 1-1
Bërdufi 76′ / Lala 51′
BESËLIDHJA-BURRELI 0-0
VELEÇIKU-DINAMO 0-0
RENDITJA/GRUPI A
Skuadra Piket NL F B H GSH GP
1.KS Korabi 10 4 3 1 0 7 1
2.KF Burreli 10 4 3 1 0 8 3
3.Besëlidhja 7 3 2 1 0 9 3
4.FK Dinamo 7 3 2 1 0 4 0
5.Oriku 3 3 1 0 2 1 3
6.KF Erzeni 3 3 1 0 2 2 3
7.Partizani B 1 3 0 1 2 4 9
8.KSSH Veleçiku 1 4 0 1 3 2 8
9.Vora 0 3 0 0 3 1 8
Grupi B
ELBASANI-LUSHNJA 0-1
Xeka 45′
BESA-TURBINA 2-0
Da Silva 32′, Peqini 80′
EGNATIA-FLAMURTARI 3-0
Magani 9′, Celhaka 43′, Shtubina 78′
RENDITJA/GRUPI B
Skuadra Piket NL F B H GSH GP
1.FK Egnatia 10 4 3 1 0 8 1
2.FC Besa 9 4 3 0 1 8 3
3.FC Lushnja 8 4 2 2 0 5 3
4.FK Tomori 4 2 1 1 0 5 1
5.KF Turbina 1 2 0 1 1 0 2
6.Flamurtari FC 1 3 0 1 2 0 6
7.KS Luftëtari 0 0 0 0 0 0 0
8.KF Pogradeci 0 2 0 0 2 1 3
9.FK Elbasani 0 3 0 0 3 0 8