RTSH Sport Live

Korabi, Mërgjyshi: Nuk bëjmë premtime, por e dimë forcën tone

  • 20/09/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Korabi, Mërgjyshi: Nuk bëjmë premtime, por e dimë forcën tone
Gjashtë pikë në dy ndeshjet e para, trajneri i Korabit komenton fillimin e mbarë

Korabi ka bërë një nisje të mbarë në këtë sezon të ri të Kategorisë së Parë, duke marrë dy fitore në dy ndeshjet e para dhe është pozicionuar në krye të klasifikimit me pikë të plota. I pranishëm në studion e emisionit, “E Hëna Sportive” në RTSH, trajneri, Artan Mërgjyshi ka deklaruar: “Nëse e prisnim një fillim të tillë? Mund të them se kemi bërë një punë të mirë, kemi ndërtuar një grup konkurues. Nuk mund të bëjmë premtime të mëdha, që do ngjitemi në Superiore, por mund të them se e dimë forcën tonë dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu”.

“Formula e këtij sezoni? Është një formulë e gjetur, gara është bërë më e fortë. Largësia është një problem, por konkurenca është rritur. Elementët e Kategorisë së Parë? Mund të them se ka element shumë të mirë, skuadrat e Superiores duhet të kthejnë sytë nga këta lojtarë, pasi janë më të mirë se disa lojtarë që vijnë nga jashtë”.

Korabi ka bërë një nisje të mbarë në këtë sezon të ri të Kategorisë së Parë, duke marrë dy fitore në dy ndeshjet e para dhe është pozicionuar në krye të klasifikimit me pikë të plota. I pranishëm në studion e emisionit, “E Hëna Sportive” në RTSH, trajneri, Artan Mërgjyshi ka deklaruar: “Nëse e prisnim një fillim të tillë? Mund të them se kemi bërë një punë të mirë, kemi ndërtuar një grup konkurues. Nuk mund të bëjmë premtime të mëdha, që do ngjitemi në Superiore, por mund të them se e dimë forcën tonë dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu”.

“Duke parë harmoninë, dëshirën e lojtarëve, mund të them se ia vlen të punosh me këtë skuadër. E mira nuk ka fund, por nuk mund të qahem, kam alternativa, kam organikë. Nuk mund të premtojmë që do të jemi në Superiore, por mund të them se do të jemi në grupin e skuadrave pretendente, i kemi mundësitë, e kemi grupin”.

“Ndeshja e radhës, ajo me Besën? E njoh ambjentin, e njoh skuadrën. Por kjo nuk jep asnjë garanci se mund të fitojmë. Edhe ata na njohin ne. Besa ka lojtarë me eksperiencë, kanë luajtur dhe në Superiore. Gjithsesi, si në çdo ndeshje, ne do të shkojmë atje për fitore”.