RTSH Sport Live

Koreografia prekëse

  • 17/02/2023
  • |
  • Të tjera
Koreografia prekëse
Tifozët e Trabzonspor ia kushtojnë tragjedisë së shkaktuar nga tërmeti

Mbështetësit e skuadrës kampione të Turqisë, Trabzonspor shpalosën një koreografi emocionuese në stadiumin e shtëpisë për ndeshjen e Conference League kundër Basel. Përpara sfidës që u luajt në qytetin e Trabzonit, mijëra të pranishëm në stadium me flamurin turk, ia dedikuan mbrëmjen viktimave por edhe heronjve të tërmetit që deri tani ka shkaktuar më shumë se 41 mijë viktima.

Rrënojat nga të cilat rilind Turqia, një fëmijë, një qen dhe gjithashtu njeriu që simbolizon forcat e shpëtimit që kanë punuar pa pushim për të shpëtuar sa më shumë jetë. Ajo që bie në sy janë flamujt e vendeve që kanë marrë pjesë në oeparacione të cilët janë stampuar në pjesën e kaskës ku duket qartë edhe ai shqiptar. Momente emocionuese që nuk kanë nevojë për shumë koment.