Ferrari është në një periudhë të nxehtë. Jo vetëm nga temperaturat e larta, por për faktin se makinat e kuqe duhet të mendojnë të ndërpresin vrullin e fitoreve të Red Bullit. Gjashtë gara pa asnjë fitore, ose më mirë, 3 të papërfunduara dhe tre vende të dyta, Leclerc në Miami dhe Sainz në Montecarlo e Montreal. Tashmë nevojitet një pikë kthese, një shkëputje nga inercia aktuale e këtij Kampionati Botëror të F1. Një sinjal të aftë për të rikthyer edhe njëherë momentin e kandidaturës së Maranellos, duke parë edhe përparimin e mundshëm të Mercedes, të paktën derisa gara e Shtutgartit të vendosë që synimet të kalojnë për 2023.
Ndërkohë, Silverstone përfaqëson një mundësi të pakundërshtueshme për t'u përpjekur për të ndryshuar tendencën. Pista angleze ka qenë historikisht një terren i pushtuar nga makinat e kuqe, një nga pistat më të dashura të Leclerc, ku ai është ngjitur disa herë në podium. Çmimi i Madh i Anglisë hap garat e muajit korrik, me një kalendar të ngjeshur, katër Çmime të Mëdha në 5 javë, përpara pushimeve të verës. Gara e fundit e korrikut është në Belgjikë. Udhëtimi nga Silverstone në Spa për Ferrarin është domedhënës dhe vendimtar.
Pista të ndryshme, strategji të ndryshme. Pas Anglisë në Monza, me synimin që makinat e kuqe të kenë në dorë një shans më shumë për të synuar titullin ose për të shijuar një finale sezoni kur sfida të jetë ende e hapur.