RTSH Sport Live

Koshi rikthen Kupën e Federatës

  • 17/09/2021
  • |
  • Basketboll
Koshi rikthen Kupën e Federatës
Fundi i shtatorit do të mbledhi ekipet për meshkuj e për femra në prag të kampionatit

Basketbolli shqiptar do ta nisi ndryshe sezonin e ri. Pas gati 20 vitesh rikthehet Kupa e Federatës Shqiptare të Basketbollit, që në fakt mungon që nga 2002-i, teksa për meshkuj e pat fituar për herë të fundit Dinamo. Për femra do të luhet me gjysmëfinale e finale, të cilat do të zhvillohen në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” në Xhafzotaj, kurse për meshkuj do të jenë dy grupe me finalen e madhe po në Xhafzotaj. Sipas kalendarit më 25 shtator për femra në gjysmëfinale do të jenë Studenti – Flamurtari dhe Tirana – Partizani e një ditë më vonë finalja.

Për meshkuj në grupin A do të jenë Tirana Neptun, Kamza, Vllaznia. Kurse në grupin B Partizani, Dinamo dhe Besëlidhja. E në finale dalin vetëm të parat e grupeve. Ndeshjet në grupe nisin më 22 shtator deri më 25 shtator dhe finalja më 26 shtator. Kështu basketbolli shton aktivitetet, pa harruar kampionatin, Kupën e Shqipërisë, apo dhe Ligën Unike.