RTSH Sport Live

Kosova humb miqësoren me Jordaninë

  • 10/11/2021
  • |
  • Kosova
Kosova humb miqësoren me Jordaninë
Dardanët janë mundur 2-0 nga Jordania në “Fadil Vokrri”

Përfaqësuesja e Kosovës është mundur nga Jordania me rezultatin 2-0, në miqësoren e zhvilluar në stadiumin, “Fadil Vokrri”. Dardanët e nisën vrullshëm sfidën, kërkuan golin që në minutat e para, por pa rezultat. Skuadra mike, arriti të rezistojë dhe në mundësinë e parë që iu krijua arriti të gjejë rrugën e rrjetës. Është pikërisht Baha Faisal, që në minutën e 18-të ka arritur të dërgojë topin në rrjetë.

Një goditje për Dardanët, që gjithsesi u përpoqën me të gjitha forcat për të arritur golin e barazimit, por pa mundur të shembin murin e kundërshtarit. Jordania arriti të gjejë dhe golin e dytë në këtë sfidë, pikërisht në minutën e 85-të me anë të Hamza al Daradreh, 2-0, që është dhe rezultati përfundimtarë i kësaj sfide.

Ndeshjen e radhës Kosova do e zhvillojë të dielën përballë Greqisë në Athinë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, “Katar 2022”. Dardanët bëjnë pjesë në Grupin B në këto eliminatore, bashkë me Suedinë, Spanjën, Greqinë dhe Gjeorgjinë. Ndodhen në vendin e fundit me 4 pikë(1 fitore, 1 barazim dhe 5 humbje)