RTSH Sport Live

Kosova, leksion basketbolli për kuqezinjtë

  • 04/08/2021
  • |
  • Basketboll
Kosova, leksion basketbolli për kuqezinjtë
Shqipëria e moshës deri në 18 vjeç për djem e ka nisur me humbje Kampionatin Europian

Shqipëria e moshës deri në 18 vjeç në basketboll për djem e ka nisur me humbje Kampionatin Europian të kësaj moshe për vendet e vogla, që është duke u zhvilluar në sallën olimpike “Feti Borova” në Tiranë. Një ndeshje e cila ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, ashtu sikurse do të vijë i gjithë aktiviteti, që përfundon më 8 gusht. Perioda e parë është e ekuilibruar, ndërsa Kosova e ka fituar me vetëm dy pikë diferencë 17-15.

Kosova mban të njëjtin ritëm loje, ndërsa tanët gabojën në veprimet e tyre. 22-13 perioda e dytë për kosovarët, ndërsa në pushim kanë kryesuar 39-28. Ajo që bën diferencën dhe që i hap rrugën Kosovës për fitoren e ndeshjes ishte perioda e tretë, të cilën e kanë fituar 25-14 duke thelluar në total 64-41.

E barabartë perioda e katërt, 21-21, por që gjithsesi nuk e shmang dot humbjen për kuqezinjtë, ndërsa Kosova në përfundim ka fiksuar shifrat 85-62.

Ndeshja e radhës e kombëtares sonë është ndaj Moldavisë të mërkurën, ndërsa të enjten Kosova luan takimin e dytë pikërisht ndaj moldavëve për të vijuar me raundin gjysmëfinal dhe finalet, teksa ky kompeticion ka grumbulluar shtatë ekipe.