RTSH Sport Live

Kosova, mbyllje të kënaqshme Ligës së Kombeve

  • 27/09/2022
  • |
  • Kosova
Kosova, mbyllje të kënaqshme Ligës së Kombeve
Mund thellë Qipron 5-1 në Prishtinë dhe merr vendin e dytë të renditjes së grupit

Kosova ka pritur Qipron në Stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, në takimin e fundit të grupit të 3 të Ligës C të Ligës së Kombeve të Evropës. Përtej një nisjeje të mirë të miqve, janë “dardanët” që do ta mbizotërojnë pjesën e parë dhe do mbyllin atë në epërsi të dyfishtë. Pasi kishte rrezikuar më herët me Vedat Muriqin, Arbër Zenelin dhe Florent Muslijën, është ky i fundit që do ta kalojë Kosovën në epërsi me një goditje të bukur në minutën e 22-të.

Edhe në vijim skuadra e drejtuar nga trajneri Alen Zhires ka vijuar të këmbëngulë dhe në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, me anë të Rudhanit, që depërton bukur deri në zonë dhe mposht portierin qipriot. Menjëherë në minutën e 46-të, Elbasan Rashani ka shënuar me goditje nga zona. Edhe pjesa e dytë ka nisur mjaft mirë për Kosovën, pasi që në minutën e parë, Vedat Muriqi godet, por rrok shtyllën, ndërsa nga topi i kthyer përfitoi Rashani, që e përcolli atë në rrjetë për golin e 3-të të vendasve.

Vetëm 6 minuta më vonë, në të 52-tën, është vetë Muriqi që përfiton nga një pasim i mirë i Muslijës dhe gjen golin e 4-t të Kosovës. Ndonëse Qipro do të shkurtojë shifrat në fund, Kosova shënon edhe një të 5-të, me Muriqin, që plotëson dygolëshin e tij në këtë ndeshje dhe e mbyll me një fitore të thellë dhe me vendin e dytë në renditje këtë sezon të 3-të të Ligës së Kombeve, me 9 pikë, të marra në 6 ndeshje.