RTSH Sport Live

Kosova mundet në “Fadil Vokrri”, 1-2 përballë Gjeorgjisë

  • 12/10/2021
  • |
  • Kosova
Kosova mundet në “Fadil Vokrri”, 1-2 përballë Gjeorgjisë
Pëson humbjen e 5-të në këto Eliminatore dhe zbret në vendin e fundit të renditjes

Kosova ka pritur Gjeorgjinë të martën në mbrëmje në takimin e 7-të të vlefshëm për grupin B të Eliminatoreve të Botërorit “Katar 2021” dhe që është luajtur në Stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Në fakt, Kosova pati korrur në fushë të huaj përballë gjeorgjianëve të parën dhe të vetmen fitore të saj në këto 7 ndeshje të deritanishme, por e ka gjetur veten në disavantazh pas 11 minutash lojë, kur gabimi i portierit Muriç u ka dhënë mundësi miqve të shënojnë.

Sidoqoftë, skuadra e trajnerit Bernard Shalondë do të reagojë duke e synuar gjithnjë e më tepër portën mike. Dhe në minutën e parafundit të pjesës së parë, Kosova do të fitojë një 11-metërsh me anë të Rashicës, që do të konfirmohet edhe nga Sistemi i Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR). Vedat Muriqi do të tregohet i saktë nga pika e bardhë, duke shënuar dhe duke i çuar skuadrat në pushim të ndeshjes në barazim 1-1.

 Një barazim që do të mbetet në fuqi përgjatë shumicës së pjesës së dytë, por 8 minuta para fundit të kohës së rregullt, gjeorgjia gjen edhe golin e dytë, të shënuar nga mesfushori Zuriko Davitashvili me kokë nga afër, pas harkimit të Irakli Azarovit. Kosova mundet kështu 1-2 përballë Gjeorgjisë dhe pëson humbjen e 5-të në këto Eliminatore, duke zbritur edhe në vendin e fundit të grupit B.