RTSH Sport Live

Kosova pret Spanjën, Luis Enrike: Kemi ardhur për futboll, jo për politikë

  • 07/09/2021
  • |
  • Kosova
Kosova pret Spanjën, Luis Enrike: Kemi ardhur për futboll, jo për politikë
Trajneri i Spanjës, Luis Enrike ka komentuar në funksion të sfidës me Kosovën

Kosovë-Spanjë, përveç se një ndeshje futbolli, sigurisht që merr dhe ngjyra politike, gjithçka e nisur nga mediat spanjolle, të cilat e kanë cilësuar dhe si një luftë politike. Megjithatë, trajneri i Spanjës, Luis Enrike, në konferencën e zakonshme për shtyp, u ka dhënë një përgjigje të qartë të gjithë atyre që e shikojnë më shumë se një ndeshje futbolli.

“Dua të them se atmosfera është shumë e mirë, na kanë pritur mirë. Nuk kemi asnjë problem këtu, pasi kemi ardhur të luajmë futboll dhe jo të merremi me politikë. Më pëlqen se si luan Kosova, është e ngjashme me ne, pasi kërkon të sulmojë dhe të mbajë topin. Dallon nga kundërshtarët e tjerë të grupit, sulmon dhe mbrohet mirë. Duhet të jemi të përgatitur, pasi do të jetë një sfidë e vështirë”.

“Kosova është një skuadër me guxim, mendoj se meriton më shumë pikë se sa ka aktualisht. Do na e bëjë të vështirë. Sigurisht që ne pretendojmë fitoren. Do të mendojmë se si të përmirësohemi dhe të vazhdojmë më tej, nuk duhet të mendojmë për play off”.