RTSH Sport Live

Kosova shënon në fund, por… mundet nga Guinea

  • 08/06/2021
  • |
  • Kosova
Kosova shënon në fund, por… mundet nga Guinea
Formacioni i Shaland është mundur 2-1 nga Guinea, në miqësoren e luajtur në Turqi

Kosova e ka pësuar në miqësoren e radhës, atë me Guinean, e zhvilluar në Turqi, duke u mundur me rezultatin 2-1. Dardanët janë paraqitur me një formacion eksperimental, trajneri Shaland ka bërë shumë ndryshime në formacion për këtë sfidë, duke menduar tu japë një mundësi dhe atyre lojtarëve që kanë luajtur më pak deri tani.

Pjesa e parë në Antalia është mbyllur pa gola. Dardanët, në asnjë moment nuk kanë arritur të rrezikojnë seriozisht portën e kundërshtarit. Ndërkohë, Guinea kishte një mundësi të mirë shënimi në fundin e 45 minutave të para, por portiere Bekaj është treguar në lartësinë e duhur duke evituar rrezikun.

Në pjesën e dytë, përfaqësuesja e Guinesë ka arritur të zbllokojë rezultatin pikërisht në minutën e 60-të. Një krosim i Konate është shfrytëzuar nga Kouyate, i cili me kokë nuk ka gabuar, 1-0. Vetëm gjashtë minuta më vonë vjen dyfishimi, Jose Kante është treguar i saktë nga pika e bardhë.

Në fundin e takimit është Arb Manja që ka ngushtuar diferencën, pas një asistimi nga Florian Loshaj dhe rezultati përfundimtarë është 2-1 për Guinenë.