RTSH Sport Live

Kosova shmang humbjen në limite

  • 06/09/2021
  • |
  • Kosova
Kosova shmang humbjen në limite
Të besuarit e trajnerit Challandes kanë barazuar 1-1 me Greqinë, në sfidën e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”

Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në sfidën e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” përballë Greqisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, “Katar 2022”. Një sfidë që për trajnerin Chalandes janë humbur dy pikë, por për mënyrën se si shkoi loja, mund të thuhet se ka fituar një pikë.

Përfaqësuesja e Greqisë arriti të gjejë rrugën e rrjetës në fundin e pjesës së parë. Një pakujdesi e mbrojtjes dardane dhe Douvikas ka arritur të dërgojë topin në rrjetë. Të besuarit e Challandes arritën të vendosin barazpeshën vetëm në fundin e takimit. Pas një aksioni pa shumë pretendime, është Muriqi që e ka dërguar topin në rrjetë me një goditje me kokë, 1-1.

“Dardanët” mbajnë vendin e tretë në Grupin B, në kuotën e 4 pikëve në po kaq ndeshje të luajtura, falë dhe tri pikëve të fituara ndaj Gjeorgjisë. Pas ndeshjes, trajneri Challandes u shpreh: “Nuk jam i kënaqur me rezultatin, ndërsa me lojën po. Sigurisht nuk bëmë një lojë perfekte, por provuam të luanim. Nuk fituam një pikë në këtë ndeshje, por humbëm dy”.