RTSH Sport Live

Kosova, vetëm 1-1 me Ishujt Faroe

  • 19/11/2022
  • |
  • Kosova
Kosova, vetëm 1-1 me Ishujt Faroe
“Dardanët”, kryesisht me lojtarë të rinj, kaluan të parët në epërsi, por nuk e mbrojtën dot fitoren

Ndryshe nga Shqipëria, përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka mbyllur vitin 2022 me një barazim. Të shtunën në mbrëmje, në takimin e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova u nda me në barazim 1-1 me Ishujt Faroe. Ky Ishte barazimi i dytë radhazi pas atij me Armeninë 3 ditë më parë, ndërsa në këto dy sfida luajtën kryesisht lojtarë të rinj. Kosova e mbizotëroi ndeshjen e së shtunës dhe, ndonëse pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, kaloi në epërsi me gol të bukur të mesfushori Uran Bislimi në minutën e 64-t.

Por miqtë barazuan në të 77-n minutë, me anë të Stefan Radosavljeviçit. Vlen të theksohet edhe fakti se terreni i rënduar në “Fadil Vokrri” pas reshjeve të fundit ndikoi në ndeshjen që u mbyll kështu në barazim 1-1. Ishujt Faroe janë kundërshtare e Shqipërisë në grupin e Eliminatoreve të Evropianit 2024.