RTSH Sport Live

Kristiano Ronaldo, i vetmi që ka shënuar në 5 Kupa Bote

  • 24/11/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Kristiano Ronaldo, i vetmi që ka shënuar në 5 Kupa Bote
CR7 merr dhe shënon penalltinë e 1-0 kundër Ganës, gjithnjë e më shumë një legjendë

Cristiano Ronaldo shkruan një tjetër faqe të pashlyeshme në historinë e futbollit. Në ndeshjen kundër Ganës, CR7 mori dhe konvertoi penalltinë 1-0, duke u bërë lojtari i vetëm në botë që ka shënuar në 5 Botërorë. Për Ronaldon është realizimi i 8-të në fazën finale të Kupës së Botës: në 2006 një gol kundër Iranit, në 2010 ai shënoi kundër Koresë së Veriut, në 2014 një tjetër gol kundër Ganës dhe në 2018 Kupa e tij më e mirë personale me 4 ( tre me Spanjën dhe një me Marokun).

Para se të gjuante dhe të shënonte penalltinë, Ronaldo puthi topin dhe sapo e dërgoi në rrjetë shpalosi të gjithë gëzimin e tij. Nga ana tjetër, këto janë ditë të komplikuara dhe me tension të lartë për CR7, pas intervistës së zjarrtë ndaj Ten Hag dhe Manchester United dhe përfundimit të kontratës në vijim. Në praktikë, Ronaldo po luan Botërorin e tij të fundit si një lojtar i papunë. Por ai ende nuk e ka humbur zakonin e tij për të shënuar...

STATISTIKA

  • Cristiano Ronaldo është lojtari i parë që shënon në pesë Kupa Botërore, duke kaluar Pelé, Uwe Seeler, Miroslav Klose dhe Lionel Messi (me katër).
  • Cristiano Ronaldo është lojtari i dytë më i vjetër që shënon në Kupën e Botës (37 vjeç e 292 ditë), pas vetëm Roger Milla në 1994 për Kamerunin (42 vjeç e 39 ditë). Ai është gjithashtu më i moshuari që ka shënuar për një kombëtare evropiane, duke kaluar Suedezin Gunnar Gren (37 vjeç, 236 ditë) në 1958.