RTSH Sport Live

Kristiano Ronaldo, njeriu i rekordeve

  • 14/10/2021
  • |
  • Boterori Katar 2022
Kristiano Ronaldo, njeriu i rekordeve
Portugezi regjistron  tripletën e 58-të në karrierën e tij

Cristiano Ronaldo ka premtuar që gjithmonë do të synojë më shumë pas tre golave të tij në ndeshjen kundër Luksemburgut në kualifikueset drejt Kampionatit Botëror, “Katar 2022”.

Ronaldo regjistroi hat-tric e 58 në karrierën e tij, të 10 për Kombëtaren e Portugalisë, në fitoren me rezultat të thellë 5:0 kundër Luksemburgut. Ronaldo gjithashtu arriti në kuotën e 115 golave në nivel kombëtaresh me Portugalinë.

“Një tjetër fitore, një tjetër hap drejt qëllimit tonë, një tjetër natë historike në mbrojtje të ngjyrave tona. Çdo gjë bëhet më e lehtë kur luajmë në shtëpi përpara tifozëve tanë që na përkrahi neve nga minuta e parë deri tek ajo e fundit”, tha Ronaldo per Radio One mëngjesin e së enjtes .

“Kam premtuar që gjithmonë do të kërkoj më shumë, e më shumë. Është në ADN time dhe në ADN tonë, nuk jemi inferior, ne kurrë nuk i ulim pritshmëritë tona dhe gjithmonë ecim përpara”, shtoi Ronaldo. Portugalia tani gjendet një pikë larg kreut të Grupit A, Serbisë, por me një ndeshje më pak.