RTSH Sport Live

Kryeministri, i Manchester United Johnson telefonon Rashford

  • 13/01/2021
  • |
  • Angli
Kryeministri,  i Manchester United Johnson telefonon Rashford
Sulmuesi i ri i Djajve të Kuq mori një telefonatë shumë të veçantë nga njeriu më i rëndësishëm në Britaninë e Madhe

“Alo? Përshëndetje, unë jam Boris Johnson”. Duket si një shaka, kur merr një telefonatë të tillë, por jo nëse emri juaj është Marcus Rashford dhe jeni një nga futbollistët më të ndjekur dhe të dashur të Anglisë. Sulmuesi 23-vjeçar i Manchester United ka qenë gjithashtu i përfshirë në fushata sociale për vite me rradhë: për disa kohë ai ka bërë fushatë për ushqime falas për shkolla, për fëmijët e prekur nga kriza, shkaktuar nga Coronavirus.

Ditët e fundit, 23-vjeçari ka shkaktuar shumë rrëmujë në rrjetet sociale, duke sulmuar vendimin e qeverisë për të mbështetur studentët me një pako-ndihmë, që në pamje të parë duket mjaft qesharake. Zhurma e krijuar nga zemërimi i Rashford, duket se ka pushtuar të gjithë vendin, aq sa ka shkuar dhe në veshët e njeriut më të rëndësishëm në Angli, I cili nuk u mendua dy herë për të bërë një telefonatë.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin”, ka njoftuar sulmuesi i United në Tëitter. Bahet fjalë pikërisht për Boris Johnson. “Më siguroi se është I impenjuar për të zgjidhur problemin e shportave të ushqimit dhe se po kryhet një rregullim i plotë i zinxhirit të furnizimit. Ai pajtohet që imazhet e shportave të shpërndara në Tëitter janë të papranueshme”.

“Jam plotësisht dakord me ty, Marcus - u përgjigj Johnson në telefon - Ato paketa ushqimore nuk i përmbushin standardet që kemi vendosur dhe ne i kemi bërë të ditur kompanisë së përfshirë se është një gjë e turpshme. Kompania me të drejtë ka kërkuar falje dhe ranë dakord të rimbursojnë palët e interesuara”.