RTSH Sport Live

Kryeministri Rama, takimi me Ceferin: Për qëllimin e përbashkët...

  • 03/02/2022
  • |
  • Të tjera
Kryeministri Rama, takimi me Ceferin: Për qëllimin e përbashkët...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar në Twitter takimin me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar takimin me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin. Një takim ku është diskutuar për finalen e Ligës së Konferencës, që do të zhvillohet në “Air Albania’, por dhe për zgjedhjet në FSHF, për një proces të besueshëm për të gjitha palët.

“Takimi sot me Presidentin e UEFA-s s’mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët të zhvillimit në Tiranë të finales së parë europiane në histori, si dhe të realizimit të një procesi të besueshëm për të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e reja të #FSHF⚽️ #FairPlay”, ka shkruar Rama në Twitter.