RTSH Sport Live

Kthehet derbi i kryeqytetit në RTSH Sport

  • 07/12/2020
  • |
  • Futboll Vendi
Kthehet derbi i kryeqytetit në RTSH Sport
Partizani B. - Dinamo, ditën e enjte në 13.30 në RTSH Sport

Kategoria e parë luan ndeshjet e javë së 6-të këtë mesjavë dhe dy prej këtyre ndeshjeve do të transmetohen edhe në RTSH Sport.

Ditën e mërkurën në 13.30 luhet shumica e ndeshjeve në grupet A dhe B dhe në RTSH Sport do të vij përballja Lushnja - Pogradeci. Dy prej ekipeve që i kanë dhënë tonin grupit B sezonet e fundit, përballen në “Roza Haxhiu”, ku miqtë janë më të karikuar për të marë fitoren e dytë resht, pas një nisje shumë të keqe që i kanë bërë sezonit.

Dita e mërkurë do të ketë edhe përballje të tjera të forta, sidomos ajo në Grupin A mes Burrelit dhe Korabit.

Ndërkohë që ditën e enjte në orën 13.30 rikthehet një derbi kryeqytetas. Partizani B do të presë Dinamon në Pezë Helmës, në një ndeshje që pritet të jetë e fortë. Blutë e kryeqytetit janë në rrugën e duhur deri tani dhe ndodhen në vendin e dytë pas Korabit, por me një ndeshje më pak. Nga ana tjetër Partizani B, drejtuar nga Dritan Mehmeti ndodhet në vendin e 7-të në kuotën e 4 pikëve dhe vetëm javën e kaluar ka arritur fitoren e parë.