Amerika e Jugut ka nisur ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2022. Këtë javë, në datat 12-13-14, luhet java e tretë dhe gjithçka do të transmetohet në RTSH Sport. Sfida e parë, luhet ditën e enjte në orën 21.00, ku në La Paz, Bolivia pret Ekuadorin. Vendasit do kërkojnë pikët e para në grup, sepse humbën të dyja ndeshjet e luajtura në muajin tetor, me Brazilin dhe Argjentinën. Mëngjesi i ditës së premte, sjell në ekran Messin dhe Argjentinën. Në orën 01.00, drejtpërsëdrejti nga Buenos Aires, të besuarit e Skalonit presin Paraguajin në një sfidë që premton luftë të fortë sportive. Një tjetër ndeshje interesante është programuar të premten në mbrëmje. Në orën 21.30, Kolumbia pret Uruguajin në një ndeshje ku nuk lejohen nga asnjë skuadër gabimet. Java e tretë, mbyllet me dy përballje të tjera të ditës së shtunë. Ora 00.00, Kili i Sançez dhe Vidal që nuk ka ende asnjë fitore, pret Perunë në Santiago. Brazili zbret në fushë ditën e shtunë në orën 01.30. Kryesuesit e grupit, presin Venezuelën dhe do kërkojnë të regjistrojnë fitoren e 3-të, në po kaq ndeshje për të siguruar sa më shpejt një vend për finalet e Botërorit 2022. Të gjitha përballjet e javës së 3-të të kulifikueseve në Amerikën Latine do të transmetohen në RTSH Sport, pa patur nevojën e asnjë abonimi apo kostoje shtesë.
Kualifikueset e Botërorit në Amerikën Latine, RTSH transmeton 5 ndeshje…
- 09/11/2020
- |
- Boterori Katar 2022
Lajmet e fundit
Një tjetër Botëror dimëror, i papranueshëm
09/03/2023