RTSH Sport Live

Kuartararo fiton garën në Britani

  • 29/08/2021
  • |
  • Moto GP
Kuartararo fiton garën në Britani
Piloti i Jamahas kryeson renditjen e MotoGp

Një garë për t’u duartrokitur ajo e Fabio Quartararos në Silverstone, në katedralen e shpejtësisë britanike, ku arrin fitoren e radhës në një sezon, deri këtu perfekt për të. Duke treguar synimin e tij serioz për të fituar këtë botëror të Moto Gp, pas zhgënjimit në sezonin e kaluar. Për francezin janë 65 pikë diferencë me vendin e dytë në renditjen e përgjithshme për pilotë, në të cilin ndodhet Joan Mir. E 6 garat e fundit të sezonit do të tregojnë nëse Yamaha dhe Fabio do të arrijnë suksesin e dëshiruar.

Pas pilotit francez ka qenë një betejë e vërtetë midis vëllezërve Espargarò që ëndërrojnë por vetëm njëri arrin të ngjitet në pod. Eshtë Aleix Espargarò, i treti në podium, pasi në shkallën e dytë të podit ngjitet Alex Rins me Suzuki, i cili deri në xhiron e fundit ishte në dyluftim me Ducatin e Jack Miller. Feston Aprilia, që rikthehet në pod pas 21 vitesh, pikërisht në Angli.

Të zhgënjyer mbeten australiani Miller, i katërti, pasi tij Pol Espargarò e më pas KTM e Binder. Jo mirë kanë qenë në renditje Francesco Bagnaia e Valentino Rossi, përkatësisht në vendin e 14 dhe 15. Marc Marquez dhe Jorge martin nuk arritën ta përfundojnë garën, pas atij aksidenti që në fillim të saj.

RENDITJA

  1. Quartararo 206
  2. Mir 141
  3. Zarco 137
  4. Bagnaia 136
  5. Miller 118
  6. Binder 108
  7. Vinales 95
  8. Oliveira 85
  9. A. Espargarò 83
  10. Rins 64
  11. Martin 64
  12. M. Marquez 59
  13. Nakagami 58
  14. P. Espargaro 52
  15. A. Marquez 49
  16. Morbidelli 40
  17. Petrucci 36
  18. Bastianini 35
  19. Lecuona 33
  20. Rossi 28
  21. Marini 28
  22. Bradl 11
  23. Pedrosa 6
  24. Savadori 4
  25. Pirro 3
  26. Rabat 1