RTSH Sport Live

Kuartararo nuk do të mbajë numrin 1

  • 30/10/2021
  • |
  • Moto GP
Kuartararo nuk do të mbajë numrin 1
Piloti francez deklaron: “Nuk i ndahem 20-ës”

Sapo ka fituar titullin kampion bote në MotoGp, por francezi i ka idetë e qarta se çfarë numri do të mbajë të shkruar në pjesën e përparme të motorit të tij Yamaha, duke u frymëzuar nga Valentino Rossi. Ashtu siç bëri Joan Mir këtë vit, edhe Fabio Quartararo ka vendosur që të mos zbresë në pistë në botërorin e 2022 të MotoGp, me numrin 1 në motorin e tij, të cilin vetëm kampioni i botës në fuqi mund ta zgjedhë. Francezi e ka marrë tashmë këtë vendim, madje ia ka sugjeruar historia.

Pas asnjë dyshim, këtë vendim e ka dekIaruar edhe në intervistën e fundit: “Dua ta bëj çdo gjë në mënyrë sa më të thjeshtë. Sot nuk jam as afër numrit 1 në botë” – ka thënë Quartararo duke iu referuar edhe mitit të tij: - “Për mua shembull është Valentino Rossi. E ka fituar 9 herë Kampionatin Botëror të Moto Gp dhe nuk ka garuar asnjëherë me numrin 1 në motor. Mendoj se kjo është gjë e bukur edhe për publikun, pasi ka vite që asnjë pilot nuk e përdor këtë numër.

Me numrin 20 e kam filluar karrierën time dhe me të do ta mbyll”. Ndërsa duke iu kthyer festimeve të së dielës në Misano, piloti i Yamahas përgjigjet: “Nuk dija asgjë përsa i përket organizimit të festimeve. E dija që po përgatisnin një kaskë të re dhe një festë, por duke qenë se jam shumë supersticioz, preferova të mos merrja vesh asgjë. I falenderoj të gjithë personat që punuar për këto festime. Do të jetë një gjë të cilën do ta ruaj gjithë jetën në zemrën time”.