Kukësi ka marrë një tjetër goditje në këtë javë të 26-të të Kategorisë Superiore, ndërsa është mundur nga Skënderbeu në “Elbasan Arena” me rezultatin 1-0. Kam mjaftuar një goli i Mensah në minutën e 78-të të takimit dhe verilindorët e shikojnë veten në krizë totale dhe zona e rrezikut vazhdon të afrohet.
Një sfidë me një ritëm të kënaqshëm në “Elbasan Arena” ku të dyja skuadrat, që në minutat e para, u shfaqën kërkuese. Skuadra verilindore, e drejtuar nga Mirel Josa, ishte më e qartë në lojën e saj, duke krijuar disa mundësi për shënim, por Gashi dhe Eze nuk konkretizojnë si duhet. Nga ana tjetër edhe korçarët krijojnë mundësitë e tyre me Mensah dhe Meksin, por rezultati mbetet i bardhë deri në sinjalizimin e fundit të 45 minutatve të para.
E njëjta pamje edhe në pjesën e dytë, por ndryshimi vjen në minutëne 78-të, moment në të cilin Mensah, pas një kombinimi të bukurme Vangjelin, ka arritur të shënojë golin e vetëm të kësaj sfide, 1-0 për Skënderbeun. Në minutët e mbetura, përpjekje dëshpëruese të Kukësit, por rezultati mbetet i pandryshuar deri në sinjalizimin e fundit, me korçarët që marrin tri pikë shprese.
KUKËSI-SKËNDERBEU 0-1
Golat: Mensah 78’