RTSH Sport Live

Kukësi firmos me një mbrojtës, vjen nga Portugalia

  • 04/08/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Kukësi firmos me një mbrojtës, vjen nga Portugalia
Tiago Ferreira është blerja më e fundit e verilindorëve, ka firmosur për dy sezone

Skuadra e Kukësit ka njoftuar goditjen e radhës në këtë merkato vere duke firmosur për dy sezone më një mbrojtës portugez. Bëhet fjalë për 29-vjeçarin, Tiago Ferreira, i cili vjen nga kampionati iranian. Më parë ka luajtur me MTK Budapest, Universitatea Craiova, Uniao Madeira e Zulte Waregem por edhe me Portugalinë U21. Është prodhim i Akademisë së Portos, ndërsa ka luajtur me Porto B.  Ferreira është bashkuar me skuadrën verilindore në Turqi ku ka nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Njoftimi i klubit:

WELCOME TIAGO FERREIRA

Futboll Klub Kukesi njofton se qendërmbrojtësi portugez Tiago Ferreira është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 29-vjeçar ka firmosur me klubin tonë për 2 sezone, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër. Ferreira është bashkuar me ekipin në Turqi, aty ku edhe ka nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Ferreira vjen te Kukësi nga kampionati iranian, duke qenë sezonin e fundit pjesë e skuadrës së Tractor, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe për ekipe si MTK Budapest, Universitatea Craiova, Uniao Madeira e Zulte Waregem por edhe me Portugalinë U21. Mbrojtësi 29-vjeçar është një prodhim nga akademia e Portos, duke qenë pjesë e ekipeve zinxhir të Portos, teksa ka luajtur edhe me ekipin Porto B.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit Tiago Ferreira dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Bem vindo Tiago! 

Skeda e Lojtarit:

Emri: Tiago Ferreira

Mosha: 29 vjeç

Gjatësia: 1.85 m

Kombësia: Portugez

Pozicioni: Mbrojtës