RTSH Sport Live

Kukësi, Gjici: Klajdi Kola, gjyqtari i Laçit

  • 03/03/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Kukësi, Gjici: Klajdi Kola, gjyqtari i Laçit
Në një lidhje direkte me “Rubrika Sportive” në RTSH, presidenti i nderit te skuadra verilindore denoncon gjyqtarin

Kukësi nuk i ka kursyer akuzat për gjyqtarin, Klajdi Kola, i cili sipas verilindorëve, ndikoi në rezultatin e ndeshjes me Laçin. Në të njëjtën linjë dhe presidenti i nderit i kësaj skuadre, Safet Gjici, i cili në një lidhje direkte me “Rubrika Sportive” në RTSH ka deklaruar: Ky arbitër duket si një person i punësuar te Laçi. Është një arbitër që na ka ndëshkuar gjithmonë. Na ka ndëshkuar edhe kur Duro ishte trajneri ynë”.

“Kukësi ka dy vite e gjysmë që luan në çdo ndeshje jashtë, për shkak të stadiumit. Tani na del dhe ky arbitër, Klajdi Kola, që bën rolin e kamikazit. Ky është një gjyqtar i skuadrës së . Ne e kemi kontestuar edhe më parë, kemi dërguar shkresë në FSHF që nuk e duam më. Por çuditërisht sot e pamë përsëri duke na gjykuar”.

“Mes shumë vështirësive ne po mundohemi të japim më të mirën, por vjen një gjyqtarë i tillë dhe prish gjithçka. Nuk është hera e parë që na ndodh një gjë e tillë, mund të them se ka jo më pak se pesë ndeshje që jemi dënuar. Nëse do i kishim ato pikë, do të ishim në një pozicion më të mirë”.

“Ne do ti drejtohemi FSHF-së, organeve kompetente për të marrë masandaj këtij gjyqtari. Mund të fitonte cilado skuadër, por në këtë rast e vendosi Kola fituesin. Dua të them se në përgjithësi Kukësi është vjedhur. Kemi investuar prej dhjetë vitesh, nuk e di përse na ndodh kjo, nuk e kuptoj. Nuk e di kush i bën këto gjëra, nuk e di se kush qëndron pas këtyre arbitrave”.

“Liga duhet të reagojë, se për këtë është. U kemi dërguar dhe atyre shkresë për këtë gjyqtarë, por nuk ka reaguar. Gabime janë bërë dhe do të bëhen, por ky nuk është gabim, është faj. E them edhe njëherë, Klajdi Kola ëhstë një i punësuar nga skuadra e Laçit, nuk mund të jetë ndryshe”.

“Objektivi?  Jemi dorëzuar sepse na bënë të dorëzohemi. Të gjithë ekipet që shpenzojnë, duan të dalin në Europë si dhe të pretendojnë titullin. Por me një gjykim të tillë është e papranueshme. Nuk mund të durojmë pafundësisht. Kukësi ka investuar gjithmonë për të shkuar në Europë. Ne e kemi treguar veten, nuk kemi asnjë njollë të zezë”.

“Stadiumi? Besoj se për tre apo katër muaj stadium do të jetë gati. Ka patur një vonesë për shkak të lëvrimit të fondeve. Gjithçka është në rrugën e duhur, investimi ka ecur shumë”.