RTSH Sport Live

Kukësi, Hallaçi sfidon Erzenin

  • 17/03/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Kukësi, Hallaçi sfidon Erzenin
Tekniku flet për takimin delikat ndaj ekipit shijakas

Një seri impresionuese rezultatesh pozitive me Rrahman Hallaçin në pankinë, Kukësi nuk i kishte marrë kurrë këtë sezon. Tekniku kuksian ka arritur t’i japë identitet skuadrës dhe ia ka dalë të ta largojë nga zona e ftohtë e renditjes. Në javën e 26-të të Kategorisë Superiore, verilindorët kanë një transfertë të vështirë ndaj Erzenit, Rrahman Hallaci flet në prag të këtij takimi. “Është një ndeshje e vështirë pasi Erzeni ka një ekip të shpejtë. Ne jemi në një moment të mirë në këtë fazë të kampionatiti prandaj jam optimist”, tha Hallaçi.

Skuadra duket se ka gjetur stabilitetin që prej javësh Hallaci e ka kërkuar. Skuadra po i përgjigjet sic do skuadra, pavarëisht se tekniku verilindor kërkon të rregullojë disa mangësi të tjera. “Shpresoj që të përmirësohemi edhe më shumë, por jam i bindur se do të paraqitemi mirë pasi ekipi më jep besim”, shtoi trajneri.  

Rrahman Hallaci nuk dëshiron të flasë për objektiva, gjëja e vetme që kërkon është të dalë me pikë nga ndeshja me Erzenin. “Nuk mund të flas përobjektiva pasi po I marrim ndeshjet një e nga një. Shpresoj shumë të bëjmë një paraqitje të mirë me Erzenin dhe të marrim për atë çfarë do të ofrojmë në fushë”, përfundoi Hallaçi.