RTSH Sport Live

Kukësi hedh themelet se së ardhmes

  • 27/06/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Kukësi hedh themelet se së ardhmes
Nënshkruan me 24-vjeçarin Arbër Basha për tre sezone

Kukësi afron mesfushorin Arbër Basha si një tjetër përforcim i rëndësishëm për skuadrën e re që po ndërton dalëngadalë Skënder Gega. Dështimi i sezonit të kaluar ku për të dytin vit rresht skuadra nuk u kualifikua në Europë, e ka shtyrë klubin të bëjë ndryshime të rëndësishme në organikë. 24-vjeçari që sezonin e kaluar dhuroi paraqitje pozitive me Kastriotin, ka firmosur një kontratë 3-vjeçare çka konfirmon vullnetin e klubit verilindor për të ndërtuar një skuadër që do t’i rezistojë kohës pasi afrimet e kësaj verë janë afatgjata.

24-vjeçari, njohës i mirë i Kategorisë Superiore ka një eksperiencë të konsiderueshme me krutanët dhe Kamzën ndërsa jashtë kufijve ka veshur edhe fanellën e Trans Narva në Estoni. "Është kënaqësi dhe privilegj për mua të luaj me ekipin e qytetit tim. Përveç këtij fakti, do të luaj me një skuadër që çdo vit ka pretendime të larta dhe natyrisht ky është një motivim akoma më i madh për mua. Tifozët e Kukësit janë të mrekullueshëm dhe shpresoj të bëjmë gjëra të mëdha në stadiumin e ri. Shpresoj që të kontribuoj sa më shumë në ekip me gola dhe asiste për të arritur objektivat që kemi. Forca Kukësi", thekson lojtari.