RTSH Sport Live

Kukësi mbyll fazën përgatitore

  • 09/08/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Kukësi mbyll fazën përgatitore
Skuadra verilindore kompleton përgatitjet pas 15 ditëve në 1400 metra lartësi

Kukësi ka arritur të marrë fitoren e parë në Turqi duke mundur në miqësore ekipin e Pednik me rezultatin 0-1. Goli i shënuar nga Jakup Berisha i ka mjaftuar ekipit verilindor. Ndeshja ka dhuruar dy tablo, në të parën kanë dominuar vendësit, por në të dytën kukësianët e kanë thyer jo vetëm në lojë, por dhe në rezultat në favor të tyre. Në 15 ditët e fazës përgatitore në Turqi, ekipi ka zhvilluar dhe dy teste të tjera miqësore, ku ka humbur me Istambulspor të Stambollit  dhe ka barazuar me Effitaq të Arabisë Saudite. Faza përgatitore në Bolu të Turqisë në një kompleks stërvitor 1400 metra mbi nivelin e detit, atje ku stërviten ekipet elitare turke, por edhe më gjerë, i ka shërbyer trajnerit Gega për të konsoliduar grupin e ri të lojtarëve që tashmë janë kontigjent i Kukësit, pasi në fund të sezonit jo të suksesshme, ku ekipi mbeti jashtë Kupave të Europës, ai u formatua thuajse i tëri duke filluar qe nga stafi e deri tek lojtarët me 14 largime.

Në sezonin e ri 20202 - 2023, që nis më 20 gusht në stadiumin e ri "Kukës Arena", skuadra verilindore do të përballet me kampionët në fuqi të Tiranës. Objektiv i padiskutueshëm është fitimi i titullit kampion.