RTSH Sport Live

Kukësi, më në fund zyrtarizohet Abdou M'Bark El Id

  • 27/09/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Kukësi, më në fund zyrtarizohet Abdou M'Bark El Id
Mesfushori ka firmosur në merkaton e verës, por vonesat me vizën kanë bërë që të bashkohet me vonesë me ekipin

Kukësi, më në fund ka arritur të zyrtarizojë mesfushorin nga Mauritania, Abdou M’Bark El Id. Lojtari në fjalë, që në verë kishte arritur një akord me skuadrën verilindore, por mungesa e dokumentacionit të nevojshëm për të udhëtuar drejt Shqipëris, bëri që të shtynte zyrtarizimin. Gjithsesi, më në fund zyrtarizimi ka mbërritur dhe lojtari i është bashkuar skuadrës në stërvitje gjatë ditës së sotme.

Njoftimi i klubit:

Zyrtare! Abdou M'Bark El Id është futbollist i Kukësit

Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Abdou M'Bark El Id është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë deri në verën e vitit 2025 duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër. 

Mesfushori nga Maurtiania ka firmosur me ekipin tonë në merkaton e verës, por vonesat me vizën kanë bërë që futbollisti të bashkohet me vonesë me ekipin. M'Bark është aktivizuar me ekipe si Concorde dhe Nuadhibou në kampionatin e tij dhe ne Numancia B në Spanjë.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit M'Bark dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Ëelcome Abdou 🤝

Skeda e Lojtarit:

Emri: Abdou M'Bark El Id

Mosha: 23 vjeç

Kombësia: Mauritania

Gjatësia: 1.89 m

Pozicioni: Mesfushor