RTSH Sport Live

Kukësi me trajner të ri, vjen ndihmësi i Mircea Luçeskut

  • 15/07/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Kukësi me trajner të ri, vjen ndihmësi i Mircea Luçeskut
Skuadra verilindore ka njoftuar sot marrëveshjen me trajnerin e ri, është italiani Diego Longo

Kukësi ka zgjedhur më në fund trajnerin e ri, është italiani Diego Longo. 45 vjeçari është zyrtarizuar sot së bashku me ndihmësin e tij, , Amadeo Di Latte, ish-portier i Sampdorias dhe Livornos. Longo vjen në pankinën e verilindorëve, pas një karriere të gjatë si asistent në disa klube të njohura në Europë, por dhe tek përfaqësuesja e Rumanisë. Së fundmi, ishte ndihmës i Mircea Luçeskut tek skuadra e Dinamos së Kievit.

Sot pasdite trajneri italian do të zhvillojë stërvitjen e parë me skuadrën e Kukësit, ndërsa nesër do të prezantohet para mediave në “Air Albania”, në orën 12:30.

Njoftimi i klubit:

Benvenuto in Albania, Diego Longo

Futboll Klub Kukësi njofton se Diego Longo është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës! Tekniku italian vjen te ekipi ynë pas një aventure të gjatë si asistent në disa klube të njohura në Europë, por edhe në kombëtaren e Rumanisë! Tekniku 45-vjeçar ishte së fundmi ndihmës i Mircea Luçeskut në klubin e Dinamo Kiev.

Longo ka firmosur sot kontratën me ekipin tonë dhe së bashku me të, ka firmosur edhe asistenti, Amadeo Di Latte! Ish-portieri i Sampdorias dhe Livornos do të ketë rolin e ndihmës trajnerit në skuadër.

Trajneri do të prezantohet nesër para mediave në stadiumin “Air Albania”, në orën 12:30 minuta, teksa pasdite do të zhvillojë edhe stërvitjen e parë me ekipin.

Klubi i Kukësit i uron Longos suksese dhe punë të mbarë.