RTSH Sport Live

Kukësi, në moshën e “pjekurisë”

  • 25/10/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Kukësi, në moshën e “pjekurisë”
Longo tregoi se mund ta përshtasë skuadrën në bazë të kundërshtarit

“Kemi mundëitë të shënojmë nga 3, 4 apo 5 gola për ndeshje’. Ky është përfundimi në të cilin doli trajneri i Kukësit, Diego Longo menjëherë pas fitores shumë të rëndësishme kundër Vllaznisë. Tre pikë që e ngjisin skuadrën e italianit në vendin e dytë dhe rikthejnë përfundimisht qetësionë pas furtunës së krijuar pas humbjes me Teutën. 45-vjecari nga Gjenova e ka të qartë atë që kërkon nga skuadra dhe cfarë ekipi mund ti japë por ndoshta ky nuk është rasti i sfidës me Vllazninë e vendosur nga një gol i shpikurr prej Taipit dhe një tjetër realizimi disi të cuditshëm në fund.

Kukësi i tij nuk arriti të domininonte kundërshtarin ashtu sic ka bërë në pjesën më të madhe të ndeshjeve por këtë herë, verilindorët nxorrën në pah një cilësi tjetër duke u transformuar përkohësisht në një skuadër të kujdesshme dhe cinike. Për të synuar kreun një grup duhet të përshtatet janvë pas jave në bazë të kundërshtarit që ka përballë dhe Longo i kishte marrë masat duke treguar se nuk është njeriu konservator por trajneri modern i cili pranon të bëjë compromise edhe me stile të tjera përvec futbollit të tij shampanjë. T

re pikë që e rrisin edhe më shumë Kukësin duke e afruar me moshën e pjekurisë. Rikthimi në shtëpi dhe mbështetja e publikut duke nisur që prej mesit të nëntorit, mund të jetë pjesëza që i mungon tablosë së ekipit verilindor për të tentuar titullin e dytë në histori.