RTSH Sport Live

Kukësi, Pejiç: Trajneri? Në fillim kisha frikë, por…

  • 13/09/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Kukësi, Pejiç: Trajneri? Në fillim kisha frikë, por…
Drejtori sportiv i Kukësit, Pero Pejiç, i pranishëm në studion e “Rubrika Sportive” në RTSH

Drejtori sportiv i Kukësit, Pero Pejiç, i pranishëm në studion e “Rubrika Sportive” në RTSH, ka folur për suksesin në javën e parë të verilindorëve në përballjen me Egnatian(Egnatia-Kukësi 1-3).

“Deri tani jam shumë i kënaqur me punën që kemi bërë. Me gjithë këto lëvizje, trajneri ka shumë punë. Kisha pak frikë për trajnerin, pasi nuk ka punuar asnjëherë trajner i parë, por tani jam i kënaqur. Ndeshja e parë tregoi se jemi një skuadër e mirë, kemi një grup shumë të mirë”.

“Në fillim kam folur me Gjicin, i cili më tha që na ndihmo, por unë nuk thashë që largo Nexhipin dhe më mer mua. Unë kam shumë respekt për Nexhipin. Kemi bërë një punë të madhe dhe tani jam shumë i kënaqur me grupin”.