RTSH Sport Live

Kukësi përforcohet në mbrojtje, vjen një lituanez

  • 22/01/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Kukësi përforcohet në mbrojtje, vjen një lituanez
Verilindorët kanë firmosur me Rolandas Baravykas, i cili vjen nga kampionati qipriot dhe është pjesë e përfaqësueses së Lituanisë

Skuadra e Kukësit ka zyrtarizuar sot blerjen më të re, lituanezin Rolandas Baravykas, i cili pritet të jetë një vlerë e shtuar në repartin e mbrojtjes. Vjen nga kampionati qipriot, më konkretisht nga skuadra Nea Salamis, ndërkohë që është dhe pjesë e përfaqësueses së Lituanisë. Lojtari në fjalë ka firmosur një kontratë, që e mban të lidhur me verilindorët deri në verën e vitit 2022.

Njoftimi i klubit:

Rolandas Baravykas është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mbrojtësi lituanez, ka firmosur ditën e sotme të merkatos kontratën me klubin tonë deri në verën e vitit 2022, duke u bërë futbollisti më i ri i Kukësit.

Mbrojtësi 25-vjeçar vjen nga kampionati qipriot i futbollit dhe është prezantuar sot në zyrat e klubit, teksa do të bashkohet menjëherë me ekipin në stërvitje. Baravykas është njëkohësisht edhe futbollist i kombëtares lituaneze të futbollit duke u aktivizuar në 20 ndeshje e duke shënuar 1 gol. Ai ishte në "Air Albania" edhe në ndeshjen që kombëtarja shqiptare luajti ndaj Lituanisë por për arsye shëndetësore nuk u aktivizua.

Mbrojtësi lituanez ka luajtur me ekipe si Altantas e Zalgiris ndërsa së fundmi është aktivizuar me ekipin e Nea Salamis në Qipro.  

Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Baravykas! Sveikas atvykes Baravykai.

Skeda e Lojtarit:

Emri: Rolandas Baravykas

Mosha: 25 vjeç

Kombësia : Lituaneze

Pozicioni: Mbrojtës i djathtë