RTSH Sport Live

Kukësi përforcohet në mesfushë, vjen një brazilian

  • 29/06/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Kukësi përforcohet në mesfushë, vjen një brazilian
Agnaldo Moraes është blerja më e fundit e skuadrës verilindore

Kukësi ka bërë një tjetër goditje në këtë merkato të verës. Klubi verilindor ka zyrtarizuar mesfushorin brazilian, Agnaldo Moraes. 28- vjeçari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare. Moraes është një njohësi i mirë i Superiors pasi në sezonin e fundit ka luajtur me Skënderbeun, ndërkohë që ka luajtur dhe me Kastriotin.

Njoftimi i klubit:

Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori brazilian Agnaldo Moraes është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mesfushori 28-vjeçar ka firmosur me klubin një kontratë 2 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër. 

Moraes është një futbollist që e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi sezonin e fundit ishte pjesë e Skënderbeut ndërkohë që ka luajtur edhe me Kastriotin në Superiore. Në të shkuarën, ka qenë pjesë e ekipeve si RoPs, Molde e Vila Nova.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Moraes dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Bem vindo Moraes Junior

 "Fillimisht dua të them që jam shumë i lumtur për këtë aventurë të re dhe që firmosa me Kukësin për dy sezonet e ardhshme. Shpresoj që të ndihmoj skuadrën për të arritur objektivat që kemi dhe të bëjmë të lumtur tifozët tonë", u shpreh Moraes.

Skeda e Lojtarit:

Emri: Agnaldo Moraes Junior

Mosha: 28 vjeç

Gjatësia: 1.76 m

Kombësia: Brazilian

Pozicioni: Mesfushor