RTSH Sport Live

Kukësi, prezantohet trajneri Longo: E njoh kampionatin shqiptar

  • 16/07/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Kukësi, prezantohet trajneri Longo: E njoh kampionatin shqiptar
Diego Longo është prezantuar sot si trajner i verilindorëve duke treguar ambiciet e tij

Italiani Diego Longo është prezantuar sot si trajner i Kukësit, bashkë me ndihmësin e  tij, Amadeo Di Latte. Në konferencën për shtyp, Longo u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, duke theksuar se e njeh kampionatin shqiptar.

“Dua të falenderoj klubin në radhë të parë për besimin e dhënë. Ka shumë besim, shumë ambicie rreth meje. Më kanë treguar e duan të arrijnë gjëra të mëdha, prandaj pranova të vija këtu. Erdha këtu prej besimit të dhënë. Është e rëndësishme që të jemi të gjithë të bashkuar, të punojmë dhe të arrijmë objektivat”.

“E njoh kampionatin shqiptar, e njihja që më përpara. Më pëlqen Superiorja, mund të rritemi shumë. Për momentin nuk mund të flas për kundërshtarët. Sezonin e kaluar, të tjerët ishin më mirë se ne. Duhet të përmirësohemi, sidomos në mentalitet. Kam shumë besim te klubi dhe futbollistët që janë afruar”.

“Nuk i kam stërvitur akoma, ka lojtarë të rinj, por dhe me eksperiencë. Qëllimi është që të jemi kompetitivë. Nuk mund të them që tani se do të fitojmë kampionatin, nuk e bëjë as të tjerët, do përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë. Sa i përket merkatos, do të bisedoj me drejtuesit. Nuk mund të them për emra, por do flas me klubin se çfarë lojtarësh duhet të vijnë”.

“Reja? E kam njohur edhe më parë, do e kontaktoj së shpejti për tu takuar. Kam zhvilluar biseda me të. Reja është një nga ata që të vjen në ndihmë”, ka deklaruar trajneri i ri i Kukësit.