RTSH Sport Live

Kukësi, shtyhet ndeshja me Dinamon

  • 11/01/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Kukësi, shtyhet ndeshja me Dinamon
Verilindorët mbeten pa portierë dhe pa trajnerë nga Covid, edhe Longo i izoluar

Kukësi është një vatër e vërtetë e shpërthimit të Covid dhe 10 anëtarëve të grupit, 7 prej të cilëve lojtarë dhe 3 nga stafi teknik mund t’i shtohen dhe 5 të tjerë që kanë qënë në kontakt në ngusht me të infektuarit. Në këtë pikë, verilindorët kanë bërë kërkesë për shtyrjen e ndeshjes së tyre të parë të vitit, atë kundër Dinamos dhe kanë marrë aprovimin e FSHF-së. Nuk bëhej fjalë vetëm për numrin e lartë të të infektuarve, sepse skuadra ashtu si në stërvitje këto ditë, mund të plotësohej me lojtarë të ekipit U21, por Kukësi mbetet pa portierë dhe në këtë rast do të ishte e pamundur të luhet.

Collari, Brozi dhe dy portierët e rinj kanë rezultuar pozitiv, janë në izolim si persona në kontakt të ngushtë me një të infektuar. Tafas e Xhika, dy portierët e parë të skuadrës, të dy kanë qënë afër me përgatitësin e portierëve, Andrea Kardinale dhe për këtë shkak janë vënë në izolim. Po i izoluar ka përfunduar dhe trajneri, Diego Longo, që ka qënë në kontakt me asistentin e tij, Amedeo Di Late, duke e lënë kështu skuadrën pa udhëheqje teknike.

Edi Basha, Ardit Hila, Edgen Sula dhe Rigels Çani, kanë rezultuar një ditë më parë pozitivë pas xhiros së tamponëve, që u bë jashtë radhës, pasi lojtarët manifestuan simptoma. Për momentin situate është emergjente dhe tamponët e rinj mund të rrisin numrin e të infektuarve. Gjithsesi, situata deri të mërkurën, kur është menduar të zhvillohet ndeshja, mendohet të rikthehet në normalitet, e për më tëper rritet optimizmi për të zhvilluar ndeshjen në stadiumin e ri.