RTSH Sport Live

Kukoc flet për Rodman: Më duheshin 7 ditë për të marrë veten nga festat e tij

  • 06/11/2020
  • |
  • Gosip
Kukoc flet për Rodman: Më duheshin 7 ditë për të marrë veten nga festat e tij

Dennis Rodman ishte një nga shtyllat e Chicago Bulls në vitet e arta, nën udhëheqjen e Michael Jordan dhe Phil Jackson. Por ai kurrë nuk ishte një tip që ecte paralelisht me linjën e rregullave të ekipit, e tani Toni Kukoc, kroati me të cilin Rodman ndante dhomat e zhveshjes te Bulls, ka zbuluar shumë për ish-shokun e skuadrës, në një intervistë të dhënë për Record. Jeta e natës, gjithmonë e mbushur me vajza të bukura, që e ktheu atë në një nga lojtarët më ekstrovertë në historinë e NBA-së.

“Nuk mund të ecje me ritmin e tij. Kam dalë me të vetëm një herë, pastaj mu deshën 7 deri në 10 ditë për të marrë veten”, kujton Kukoc. Më pas kroati ka zbuluar: “Ishim katër veta: gjëja e parë që Denis kërkoi, 40 vodka e 10 birra. E pieta nëse do të vinin më shumë njerëz dhe ai më tha jo. Ishte e rëndësishme për të mbajtur barin e hapur ... Atë mbrëmje, të gjithë në bar kishin ushqim dhe pije falas, në kurriz të tij”.