RTSH Sport Live

Kumbulla bind “me fakte” dhe… Mourinho-n

  • 17/01/2023
  • |
  • Kombëtarja
Kumbulla bind “me fakte” dhe… Mourinho-n

Ndeshjet me Xhenoan dhe Fiorentinën janë shfrytëzuar mjaft mirë nga Marash Kumbulla për të bindur Mourinho se Roma nuk gaboi kur e bleu nga Verona. Për paraqitjen e mbrojtësit shqiptar “Corriere dello Sport” shkroi sot një artikull ku evidentohej rrugëtimi i tij i vështirë në kryeqytet si dhe disa statistika që kanë bindur trajnerin portugez për vlerat e të riut.

Statistikat – Rikthimi i Marash Kumbullës në vendet më të larta të hierarkisë të prapavijës të Romës është “certifikuar” edhe statistikat që ka dhënë në ndeshjen Roma-Fiorentina. Në takimin e fituar 2-0 nga romanët, Kumbulla fitoi 62% të dueleve defensive, 67% të dueleve fizike, interceptoi 15 topa dhe rikuperoi 12 të tillë.   

Sjellja – Sipas “Corriere dello Sport” Kumbulla ka bërë për vete Romën jo vetëm se është përgjigjur sa herë që është ftuar në kauzë por edhe për shkak të sjelljes perfekte. Lojtari vlerësohet shumë nga stafi drejtues pasi ka ditur që të presë momentin e tij.